Detaje të reja tronditëse janë zbuluar në lidhje me të kaluarën e errët të 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili mëngjesin e ditës së djeshme ekzekutoi efektivin e policisë Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-drogë në Lezhë. Më pas Aldi Rama u largua nga vendngjarja, por arratia nuk i zgjati shumë pasi u gjet i vetëplagosur në Kune-Vain dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital dhe ndërroi jetë paraditen e sotme. Janë publikuar detaje mjaft të rënda nga fëmijëria e 21-vjeçarit, i cili jetonte në Lezhë me gjyshin e tij pasi divorcimit të prindërve.
Sipas dëshmive, mësohet se Aldi Rama ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe ka parë tmerr me sy që kur ishte 9 vjeç. Në prill të vitit 2009, ku familja Rama kishte emigruar, kryefamiljari Rufan Rama ka dhunuar në sy të dy djemve të tij bashkëshorten në mënyrën makabre. Në fillim ai e ka goditur me thikë në qafë dhe më pas ka marrë një motorsharrë dhe me të i ka prerë pjesët e parakrahut dhe të këmbëve. Të dy fëmijët janë bërë kështu dëshmitarë të aktit ekstrem. Më pas Rufan Rama ishte larguar nga shtëpia dhe kishte marrë me vete edhe dy fëmijët.
Nëna e tyre, Valbona nuk ka patur informacion për një kohë relativisht të gjatë për ta. Ajo i është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale për të marrë veten nga dhuna barbare e të shoqit. Në vitin 2012 ajo u nda nga burri i saj dhe mori kujdestarinë e fëmijëve.