A i druhet shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese? Presidenti Meta: Jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar


Presidenti Ilir Meta thotë se çeshtja për shkarkimin e tij është thjesht politike dhe se është i pashqetësuar nga një vendim që mund të marrë Gjykata Kushtetuese.

Nga Pograqdeci në një prononcim për mediat, Meta tha se është “krenar” për veprimtarinë e tij para zgjedhjeve parlamentar “në mbrojtje të kushtetutës”, e cila deklaroi kreu i shtetit “është sulmuar në mënyrën më armiqësore po dhe më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme”.

Pyetje: Zoti President, pritet që më datë 14 tetor Komisioni i Venecias të japë opinionin mbi shkarkimin tuaj. A keni pasur ju kontakte me Komisionin e Venecias?

 

A i druheni një shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese?

 

Presidenti Meta: Jam shumë i zhgënjyer për pyetjentuaj, sepse nuk ekziston një çështje e tillë. Ajo ështëvetëm një çështje politike, kështu që jam tepër i qetëdhe i pashqetësuar për sjelljen e të tjerëve, sepse sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës.

 

Dhe jam shumë shumë krenar për të gjithëveprimtarinë time në mbrojtje të Kushtetutës sëRepublikës së Shqipërisë, e cila është sulmuar nëmënyrën më armiqësore, por edhe më tradhtare nga faktorë të jashtëm, edhe të brendshëm për ta pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme, nëraport edhe me proceset e integrimit europian. 

 

Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë, nërast se do të ishin marrë në konsideratë propozimet dhe përpjekjet e Presidentit prej vitesh për të kapërcyer krizat e mirëstrukturuara si të zgjedhjeve të paligjshme vendore, ashtu edhe të kapjes me çdo çmim të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë kriminale, siç ka faktuar edhe vetë Komisioni i Venecias në të kaluarën.

 

Pyetje: Zoti President, jo folëedhe për zgjedhjetvendore, por në fakt janë pesë bashki që nuk kanëkryetar për shkak të ligjit të dekriminalizimit, por edhe të vetë dorëheqjeve. A mund të kemi zgjedhje për këto bashki, që nuk kanë një kryetar?

 

Presidenti Meta: Prej vitesh pritet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve vendore, pavarësisht se në vlerësimin tim kjo është njëçështje shumë e qartë.

 

Pyetje: Zoti President, sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha në faktorin e tij dhe takimet që zoti Berisha po bën me bazën, dhe më tej, zhvillimet nëPartinë Demokratike për të zgjidhur atë që ju e quajtët një krizë pak më parë?

 

Presidenti MetaNuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike! Ato duhet t’i zhvillojnë debatet e tyre në mënyrë demokratike, nërespekt edhe me parimet e shtetit të së drejtës, edhe tëKushtetutës së vendit, por edhe normat demokratike tëtyre!

 

Demokracia nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë, siç e kemi kuptuar tashmë qartë edhe në këto tre dekada. Ajo ka ulje-ngritjet e saj në një sistem tëcaktuar politik dhe shoqëror, por edhe brenda vetëforcave dhe grupimeve politike. Shpresojmë që tëgjithë t’u përmbahen parime më themelore tëdemokracisë dhe të shtetit të së drejtës!

 

Pyetje: Zoti President, ju nuk e keni fshehur asnjë herësimpatinë për zotin Berisha, por në akuzën e tij që ai thotë se mund të ketë bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës: Si e shikoni këtë?

 

Presidenti MetaNuk dëshiroj që të bëhem pjesë e këtyre debateve!

 

Ato do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut, vazhdimisht, pra çdo çështje politike për tre dekadat e ardhshme. Ato janë çështjet e tyre. Për mua ka rëndësi që të gjithë të respektojnë Kushtetutën, të respektojnëparimet demokratike dhe të respektojnë dinjitetin e çdo qytetari të Republikës.

 

Pyetje: Zoti President, në këto vite të demokracisëshqiptare, a e keni parë ndonjëherë tjetër vendin me njëopozitë kaq të dobët?

 

Presidenti Meta: Jam i bindur se nuk ka përpjekje nëbotë që të realizojë atë skenar të zi për të lënëShqipërinë pa opozitë, një skenar që luhet prej shumëvitesh.

 

Dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrëqë të kthehen në modele, që i takojnë jo vetëm ndonjëkontinenti tjetër – kurrsesi kontinentit ku jetojmë, – por përkundrazi, shqiptarët kanë një potencial tëjashtëzakonshëm për të ecur përpara dhe këtë potencial e garanton vetëm demokracia e vërtetë dhe demokracia që është nën kontrollin e shqiptarëve. Dhe e votës sëtyre të lirë.

 

Pyetje: Zoti President, për se mund të … sot?

 

Presidenti Meta: Për pikërisht burimin e gjithë asaj force për të cilën ka nevojë qytetari, ka nevojë çdo njeri, ka nevojë çdo grupim, ka nevojë çdo shoqëri për të përballuar dhe për të tejkaluar me sukses vështirësitë, për besimin dhe për forcimin e besimit. Dhe për bashkëjetesën vëllazërore midis gjithëbesimeve tona

 

Pyetje: Zoti President, edhe një pyetje të fundit: Si e shihni ju vendimin e SPAK-ut, që ka hequr dorë për patronazhistët, duke thënë se nuk ka pasur korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit?

 

Presidenti Meta: Unë qëndroj vlerësimeve të“Transparency International” për këtë çështje, që ka mbajtur qëndrim shumë të qartë sipas parime mëdemokratike, më të avancuara, dhe nuk jam i zhgënjyer nga çdo lloj lajmi i tillë, në rast se do të ishte i vërtetë.