Një finale për Shqipërinë, në “Puskas Arena”, ku Hungaria na pret të hakmerret për humbjen që i shkaktuam në “Elbasan Arena”.
Kuqezinjtë tanë mund të bëjnë edhe llogari, pasi edhe një barazim do të bënte punë nëse më 12 tetor mposhtim Poloninë në “Elbasan Arena”.
Trajneri Reja për duelin e sotëm ka pasur edhe dilema në lidhje me formacionin, kryesisht për aktivizimin apo jo të Nedim Bajramit në mesfushë.
Italiani me shumë gjasa do t’i besojë Çekiçit, i cili gëzon një formë të mirë dhe do të zbresë në fushë nga fillimi.
Edhe dilema e sulmit është zgjidhur, me Uzunin që do të jetë krah Cikalleshit.
Mesfusha plotësohet me të zakonshmit Bare e Gjasula, kurse në linjë luajnë Trashi e Hysaj. Berisha, kapiteni i skuadrës, luan nga fillimi, sikurse Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti, të cilët janë kthyer të paprekshëm.