Shkarkimi nga Basha, Noka: Ai është i shkarkuar për vete! Nuk kam pranuar nënshtrimin ndaj tij


Në lidhje telefonike në emisioni Çim Peka Live, deputeti Flamur Noka ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Bashës si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë si dhe paralajmërimin për përjashtim nga grupi parlamentar.

Noka: Nuk më shqetëson në aspektin personal sepse unë nuk i lidh gjërat me Lulzim Bashën, unë e kam lidhur fatin tim me PD. Unë jam një politikan që jam rritur në atë parti, kemi kaluar momente të vështira në 1997, ajo që më shqetëson është fakti që shoh me dhimbje se ku ka degraduar lidershipi i partisë time, demokracia në partinë që unë kam aderuar kam punuar kam luftuar prej 30 vitesh. Më dhemb fakti se ku e ka katandisur forcën tonë politike Lulzim Basha. Jam shumë i qartë se në përpëlitjet e fundit për tu kapur më thonj pas karriges së kryeatrit, po bënë veprime të tilla përpara se të shkarkohet për vete. Ai është i shkarkuar pasi antarësia dhe delegatët janë duke firmosur masivisht formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Peka: Po shkarkoheni për mbledhjen e firmave apo qëndron pretendimi i Bashës për shkarkim se e keni sajuar qëndrime të paqëna dhe të pathëna.

Noka: Po shkarkohem vetëm se unë kam qëndruar për ato parime mbi të cilat u themelua kjo forcë politike. Kam kërkuar që të respektohet kushtetuta e partisë dhe mos të shkelet qoftë edhe nga kryetari i saj. Kam qëndruar që forca jonë duhet të përballet me regjimin dhe jo të shkatërrohet nga kryetari, me vendimin okult që mori. Nuk kam pranuar nështrimin ndaj Lulzim Bashës.