Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Nga të dhënat e para, raportohet se të shtënat janë dëgjuar në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në kryeqytet.
Raportohet nga të shtënat se kanë mbetur të plagosur dy persona me inicialet A.N dhe Zh. V., të dy 25 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, pas marrjes së një telefonate për të shtënat, dhe po kreh zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, shërbimet policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli në kryeqytet për kapjen e autorëve të ngjarjes.