Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lushnjë, me pasojë vdekjen e një personi.
Policia njofton se një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.
Informacion paraprak
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.