Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme se do të zhvillojë një protestë në datën 6 tetor.
Vendimi erdhi pas diskutimeve të demokratëve për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me burg deputetin Ervin Salianji.
Kjo datë do të shënojë nisjen e aksionit opozitar, i cili është përshpejtuar pas vendimit të marrë sot kundrejt Salianjit nga Gjykata e Apelit.
Sipas raportimeve nga selia blu bëhet fjalë edhe për protesta të tjera në gjithë Shqipërinë, ndërsa në fillim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka propozoi bllokime të akseve rrugore, porteve e aeroporteve, por edhe jetës universitare.