Radhë në të dy anët e autostradës Lushnje-Fier janë krijuar mëngjesin e kësaj të shtune, pasi banorët protestojnë kundër vendosjes së barrierave metalike.
Qindra makina presin në radhë për të kaluar, ndërkohë Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.
Banorët e zonës kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike, prandaj dhe janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugën.