Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali i jep Futbollistit Regi Lushkja certifikatë mirënjohje!

Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka pritur në një takim futbollistin Kavajas Regi Lushkja të cilit i ka dorëzuar edhe një certifikatë mirënjohje! 

Mesazhi i Redjan Kralit:

Një kampion për vizitë 😍

Regi Lushkja është një emër që po lakohet shumë në botën e futbollit, duke e bërë fort krenar qytetin e tij të lindjes 🫶🏻

– Më tregoi që sapo është kthyer me titullin Kampion si fitues i Kampionatit dhe i Kupës së Republikës në Moldavi 🏆 duke u bërë kështu i pari futbollist nga Kavaja që shpallet kampion në një Kampionat të huaj 👏🏻

#HistoriSuksesi

#KrenariaKavajes