Aksident në Tiranë, makina e policisë “përqafon” shtyllën


Një makinë policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Automjeti i bluve është përplasur me një shtyllë e për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në kryeqytet. Duket se shkak i kësaj përplasje është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia.

Fatmirësisht efektivët që ndodheshin brenda automjetit nuk u plagosën.