LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, makina përplas 10-vjeçarin, dërgohet në spital

 Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë 10 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku një automjet ka përplasur fëmijën, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.