“Ma solle kafen si diversant!”/ Rama befason kamerierin me reagimin epik: Mos je…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me studentët në shkollën Profesionale të Elbasanit. Rama u shpreh se në atë shkollë studiojnë 1400 nxënës, me +8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar.

E nuk kishte se si në këtë takim me nxënësit të mungonin edhe batutat e kryeministrit. Në një moment një nga nxënësit i ka dërguar një kafe vetëm kryeministrit, ndërsa Rama tha se nuk do pinte vetëm kafe, teksa me humor e pyeti djalin e ti nëse ishte me origjinë nga Gjirokastra.

“Si të më bëjë mirë? Çfarë jam unë këtu, diversant që të pi kafe vetëm? Nuk ka nevojë për ëmbëlsira, na bëj ndonjë kafe. Nga Gjirokastra jeni ju? Shumë të shtrënguar e paske dorën”, tha Rama duke qeshur.