Mbrëmjen e së shtunës u ekzekutua me armë zjarri në Fier biznesmeni Demir Backa. Shumë persona janë shoqëruar, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit.
Por cilat janë pistat dhe ku po hetohet? Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se një pistë konkrete ende nuk ka, por “zhbiriloi” të kaluarën e biznesmenit.
“Kemi dy ngjarje të mëparshme që janë përmendur pjesëtarë të këtij fisi, njëra është me një çift që është dhunuar në Seman, atëherë është thënë që i gjetën disa barinj, i lidhën dhe dhunuan, përdhunuan.
Rezulton që djali që u kap në atë rast është fëmija i një personazhi të njohur në Fier, biznesmen, person me precedent. Është kërkuar disa herë ekstradimi nuk është bërë i mundur. Nuk është personazh i lehtë. Besoj se kjo ngjarje ka pasur një lloj negociate që të mos shkonin te përplasja me armë.
Ngjarja tjetër ka të bëjë me një histori, preteksti banal, djali i një personazhi të fuqishëm në Fier. I dyshuar dhe përfshirë në përgjime sa herë më ka dalë, ndërtues shumë i fuqishëm në Tiranë, me lidhje të forta me qeveritë, e djeshme dhe sotme dhe merr gati 80% të tendera, po është shumë herët.
Djali i tij ka pasur një konflikt ka dhunuar mbesën e Backës, mbrapa biznesmeni i ka shkuar në lokalin e Backës, është dhunuar çarmatosur aty. Me këtë rrahje është mbyllur ajo histori. Dhe nuk ka pasur as konflikt dhe as atentat” tha Hoxha.
Por cilat janë aktivitetet e biznesmenit që u vra? “Fieri është universiteti i krimit të organizuar. Fieri ka një mënyrë tjetër të zgjidhjes së konflikteve me kompromis. Nuk çojnë te arma. Kjo është një ngjarje e rëndë edhe për atë që përfaqëson viktima. Backallinjtë janë të njohur edhe si lagje në Fier.
Kanë hotel në Sarandë, Himarë, një sipërfaqe me mijëra hektarë tokë, një numër të madh bagëtish. Kanë shumë biznese.
Janë ekonomikisht të fuqishëm. Kanë një marrëdhënie vëllazërore shumë të konsoliduar. Ngjarja është e rëndë. Kjo është vrasje tipike me pagesë. Financuesi dhe organizatori është dikush tjetër. Kjo sapo ka nisur një zinxhir vrasjesh në Fier, apo kudo të gjenden autorët” tha Hoxha.
Më tej ai sqaroi se personi që është vrarë shumë vite më parë në masakrën e Levanit, Medi Backa nuk është vëllai i tij.
“Në fillim është thënë, vëllai me masakrën e Levanit. Personi që është vrarë nuk ka lidhje, Medi Backa nuk është vëllai i tij, është një kushëri. Masakra e Levanit ka qenë grupim i disa personazheve në Jug, kryesorët kanë qenë tre vëllezërit Muka dhe brenda kanë pasur personazhe nga Gjirokastra, Tepelena, etj. Grupi ishte përgatitur për të goditur në Vlorë. Kjo është një ngjarje e përjashtuar për mua”.
Po çfarë është banda e Fierit? “Nuk ka bandë të Fierit.
Fieri ka grupe apo fise shumë të fuqishme nga ana financiare, nga burimet njerëzore dhe lidhjet e forta në agjencitë e zbatimit të ligjit.
Kanë lidhje të forta politike dhe tentakulat i kanë nga jugu në veri. Kjo ka prishur shumë ekuilibra në Fier. Të gjithë janë kapur pa përgatitur dhe të tërhiqen të jenë në zonat e tyre. Jemi në kohën e mediave sociale, është e frikshme shpejtësia e përhapjes së informacionit” deklaroi Hoxha.