Superiorja, Egnatia fiton me poker golash kundër Bylisit

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të dielë me javën e pestë. Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatias u rikthyen te tri pikët duke mundur 4-0 Bylisin.

Disfata e një jave më parë kundër Vllaznisë në Shkodër ka bërë që kampionët në fuqi të reagojnë duke treguar cilësi në fushë. Takimi u zhbllokua në minutën e 32-të nga supergoli i Ahmetaj.

Më pas radha ishte për Xhemajlin që me dopietë e dërgoi rezultatin në 3-0. Në këtë sfidë kishte vend edhe për Edison Ndrecën që shënoi në minutën e 69-të golin e katërt. Me dhjetë pikë Egnatia ngjitet në kreun e renditjes.