Zhurma që shkaktoi keqtrajtimi i vajzës 20-vjeçare që tradhtoi burrin në shtëpinë e vjehrrit të saj nuk mbaron me kaq.
Por kësaj radhe kamerat janë drejtuar tek vjehrri dhe vjehrra që dhunuan nusen e tyre. Gazetarët e emisionit Piranja kanë udhëtuar drejt Librazhdit dhe kanë bërë atë që iu bë nuses nga familjarët e burrit të saj.
Nga spoti i emisionit duket vjehrra që ikën me vrap, ndërsa bashkëshorti i saj u thotë gazetarëve se këto janë çështje familjare.
Të dy ishin në krye të një turme qe filmonte dhe rrihte 20 vjeçaren natën kur e kapën bashkë me të dashurin në shtëpinë e tyre në Librazhd. Pasi e filmuan e shpërndanë videon me qëllim diskretitimin e vajzës.