Nis prishja e stadiumit “Besa” në Kavajë, Fisnik Qosja: Brenda vitit nis ndërtimi i stadiumit të ri!

Qyteti i Kavajës do të ketë një stadium të ri.
Sot ka filluar prishja e stadiumit “Besa”, ku kryetari i bashkisë, Fisnik Qosja, i premtoi tifozëve të klubit Besa dhe ish-futbollistëve, përfshirë legjendën e futbollit shqiptar Muharrem Kariqi, se ky projekt do të nisë të realizohet që nga ky vit.

Stadiumi do të ketë një kapacitet fillestar prej 4 Mijë e 500 personash dhe më pas 9 Mijë numrin e vendeve për tifozët.

“ Sot një lajm i Mirë për kavajën dhe qytetarët e saj. Nis shembja e stadiumit “Besa” për të mos u ndalur më. Me projektin e ri do të ndërtojmë një stadium siç e meriton Kavaja. Stadiumi është tempulli i qytetit. Shembja po bëhet sipas kushteve teknike dhe brenda vitit do të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri”, tha Qosja gjatë inspektimit të shembjes së stadiumit të vjetër të mbushur me lavdi.