I shpallur në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet ish-Drejtori i Policisë së Lezhës

Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ish-drejtori i Policisë, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i cili ka mbajtur funksionet e larta drejtuese në strukturat policore në vitin 2020.

Bisedat në ‘Sky ECC’ zbardhën aktivitetin e Henerigert Mitrit, ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve.

Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar tha se “sot më datë 11.09.2024, rreth orës 18:45, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi H. M., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi””.

Mitri dyshohet se bashkë me persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Bazuar në hetimet e SPAK, dyshohet se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Pëllumb Gjokën, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në kohën kur u shpall në kërkim nga SPAK, Mitri mbante funskionin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit./Bw