E rëndë në Itali, nëna vret dy vajzat e mitura, largohet pa lënë gjurmë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat e venit fqinj, shkruajnë se një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, të moshës 11 dhe 3 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur në Verona në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Ndër të tjera në mediat raportohet se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.