Zbardhen detaje nga vrasja e dyfishtë në Fier/ Viktimat dy vëllezër (EMRAT)

Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë dy vëllezër. Sipas informacioneve, mësohet se janë qëlluar për vdekje dy vëllezërit, Gramos dhe Lavdosh Kurtaj.

Autori i dyshuar i krimit të rëndë është shtetasi Altin Kuka, i cili është vetëdorëzuar në polici.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49-vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.