Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.
Sipas News24, mbledhja në selinë blu ka zgjatur rreth tre orë.
Mësohet se tema e diskutimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë që këto dy çështje së bashku me vettingun në politikë janë pjesë e amendamenteve të PD për ndryshimet kushtetuese, të cilat jane depozituar ne Kuvend.
Sipas kreut te PD, Lulzim Basha keto 3 prioritete jane absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme.