I hipur mbi tank, Kryerabini i Shqipërisë i bie shofarit në Gaza për ushtarët izraelitë

Yoel Kaplan, Kryerabini i cili për vite me radhë ka qenë në Shqipëri, vitin e kaluar ndërmori vendimin që të kthehej në vendin e tij, në Izrael dhe të luftonte Hamasin.

Prej 7 tetorit Yoel Kaplan ka luftuar kundër Hamasit. Së fundmi ai është filmuar në Gaza teksa mban veshur rrobat ushtarake dhe i bie për ushtarët e tjerë izraelitë, shoferit.

*Shofar është një instrument i lashtë muzikor, i bërë zakonisht nga një bri dash dhe përdoret për qëllime fetare hebreje.

I hipur mbi tank, Kryerabini i Shqipërisë i bie shofarit në Gaza

Shofar

Më 14 shkurt të 2023 ai ishte pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit të dërguar në Turqi nga Izraeli, për t’iu ardhur në ndihmë trupave turke për gjetjen e personave të cilët ishin ende nën rrënoja për shkak të tërmetit vdekjeprurës i cili ra në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë.

Kryerabini i Shqipërisë u ka shkuar në Gaza për të vrarë muslimanët, në ndihmë të ushtrisë Izraelite në genocidin e saj në Palestinë dhe vrarë fëmijë, gra e pleq.

Pas ketyre fotove dhe dëshmisë së luftës në Gaza, nuk dihet nëse autoritetet shqiptare do ta lejojnë të futet në vendin tonë pas pjesëmarrjes në një luftë. Kujtojmë që personat që ju bashkuan luftës në Siri janë në procese gjyqësore në Shqipëri dhe rrezikojnë disa vite burg. Po me kryerabinin e Shqipërisë?

“Jo vetëm si një rabin, por edhe si një familjar, e ndjeva për detyrë të shkoja në ndihmë të popullit turk. Është në filozofinë edhe e të Shtetit të Izraelit për të ndihmuar këdo që ka nevojë dhe kudo që kërkohet dhe nevojitet ndihmë”,tha ai aso kohe.

I hipur mbi tank, Kryerabini i Shqipërisë i bie shofarit në Gaza

Kryerabini i Shqiperise ne Turqi

Yoel Kaplan, prej vitesh është i emëruar si Kryerabini i Shqipërisë dhe Kosovës. Në çdo dalje dhe takime zyrtare ai s’ka nguruar asnjëherë të shprehë vlerësimin e tij për vendin tonë dhe Kosovën.

Rreth 14 vite m parë, kur Rabini Kaplan erdhi në Shqipëri e Kosovë filloi rehabilitimin e komunitetit hebre.

 “Kur arrita në Ballkan, zbulova se nuk kishte asnjë infrastrukturë hebreje në zonë. Megjithëse hebrenjtë jetonin në Kosovë dhe vende të tjera në zonë, komuniteti nuk ekzistonte dhe nuk kishte jetë hebreje në vend”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë 4 vite më parë./newsbomb