Denoncimi i Deputetit të PD, Dashnor Sula: Kryeministri Edi Rama i lë “pataten e nxehtë” të korrupsionit vartësve!

Denoncimi i Deputetit të PD, Dashnor Sula: Kryeministri Edi Rama i lë “pataten e nxehtë” të korrupsionit vartësve!

🚩Shpesh herë në Parlament, me kolegët e opozitës kemi ngritur shqetësimin se kryeministri injoron institucionet për të dhënë llogari. Më konkretisht, Parlamentin. Rama vjen në seanca plenare vetëm kur afrohet afati 6 muaj dhe rrezikon ti digjet mandati deputetit. Vjen formalisht dhe më pas ikën pa dhënë llogari për skandalet që sic jeni dëshmitarë nuk kanë qenë të rrallë.

🚩Por një raport i Institutit të Studimeve Politike ka zbuluar se Rama e paska kthyer në fenomen edhe shmangjen e përgjegjësisë në mbledhje qeverie. Në 11 vite, ka bojkotuar 37% të mbledhjeve. Nëse analizohet në vite, situata ka ardhur duke u degraduar, pasi në vitin 2021, 2022, 2023 kryeministri ka marrë pjesë në më pak se gjysmën e mbledhjeve të qeverie, rrjedhimisht edhe vendimarrjet nuk mbajnë firmën e tij.

🚩Arsyeja e bojkotit të këtyre mbledhjeve është e qartë për këdo, dhe përforcohet në analizën e ISP: Rama kërkon të shmang përgjegjësitë e firmës.

🚩Raporti evidenton se vendimarrjet që janë nënshkruar nga zëvendëskryeministrat janë goditur nga Gjykata Kushtetuese duke u shfuqizuar ose ka patur akuza të shumta për vendimarrje klienteliste.

Ky raport dëshmon degradimin e institucioneve dhe kthimin e Shqipërisë në një sulltanat ku të gjithë veprojnë sipas urdhërave verbal dhe jo sipas ligjeve. Ligjet në shqipëri janë për më të dobëtit.