Vajza e ish-politikanes shqiptare blu-mavi Majlinda Bregu, Kejda, është bërë kryefjalë e rrjeteve sociale pas publikimit të një videoje në TikTok, ku shihet në Monako me një makinë luksoze me vlerë 500,000 euro. Në video, Kejda është e shoqëruar nga i fejuari i saj dhe shoqëruesit e hotelit nxitojnë t’i hapin derën e makinës luksoze. Nga ana e saj, Kejda nuk del nga makina luksoze pa i hapur derën.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit. Makina, e cila duket se është një simbol i luksit dhe jetës së shtrenjtë që po shijon çifti, ka nxitur diskutime dhe komente të shumta në videon virale në TikTok.
Më herët, vajza e Majlinda Bregut u përfol për një lidhje me Erik Fullanin, djali i Ardian Fullanit, i shfaqur duke fshirë djersët me 500 euro dhe i kapur me pistoletë në ish Bllok.
Po nga buron luksi i vajzës së Majlinda Bregut?
Buron nga pozitat e të dashurit të saj, apo nga arka e mamasë?
Majlinda Bregu afera me tendera në Bosnje
Dy vjet më parë, hetuesit e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) hynë në ambientet e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Sarajevë javën e kaluar, si pjesë e hetimit për mashtrimin e pretenduar të tenderëve dhe dyshimet për parregullsi të tjera në punën e organ ekzekutiv i kësaj organizate ndërkombëtare, anëtar i së cilës është edhe Mali i Zi.
Kështu raportoi media malazeze Vijest duke thënë se informacionet i ka nga burime të sigurta diplomatike. Drejtuesja e këtij Sekretariati është pikërisht politikania shqiptare Majlinda Bregu.
Nuk dihet sesa qëndrojnë këto pretendime, pasi nga autoritetet në Sarajevë nuk ka pasur asnjë reagim. Ndërsa vetë Sekretariati i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i drejtuar nga Majlinda Bregu, i është përgjigjur kërkesës për informacion dhe ka thënë se të gjitha procedurat janë kryer sipas rregullave dhe Statutit të organizatës.
“Në një nga tenderët e kontestuar për shërbimet e konsulencës, pretendohet se menaxhmenti i Sekretariatit të KBR-së, i drejtuar nga ish-politikania shqiptare Majlinda Bregu që prej janarit 2019, ka urdhëruar që kontrata t’i jepet një kompanie nga Shqipëria që nuk ka kaluar renditjen e komisionit të brendshëm, dhe jo një nga dy kompanitë nga vendet e tjera të rajonit që plotësonin kërkesat”, shkruan artikulli.
Pas nisjes së hetimeve besohet se është kërkuar largimi i Majlinda Bregut nga posti sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, por largimi i ish ministres së Integrimit në qeverinë Berisha është kundërshtuar nga Edi Rama.
Pjesë nga artikulli i medias malazeze, për Majlinda Bregun:
Hetuesit e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) hynë në ambientet e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Sarajevë javën e kaluar, si pjesë e hetimit për mashtrimin e pretenduar të tenderëve dhe dyshimet për parregullsi të tjera në punën e organit ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare, anëtar i së cilës është edhe Mali i Zi. “Vijesti” mëson detaje nga dokumente dhe burime diplomatike të afërta me hetimin.
Në qarqet diplomatike, spekulohet se hetimi i OLAF-it, i cili u hap në mars të këtij viti, po kontrollon nëse janë keqpërdorur disa qindra mijëra euro gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit për shkak të shkeljes së procedurave për prokurimin publik të mallrave dhe shërbimeve.
Në një nga tenderët e kontestuar për shërbimet e konsulencës, pretendohet se menaxhmenti i Sekretariatit të KBR-së, i drejtuar nga ish-politikania shqiptare Majlinda Bregu që prej janarit 2019, ka urdhëruar që kontrata t’i jepet një kompanie nga Shqipëria që nuk ka kaluar renditjen e komisionit të brendshëm, dhe jo një nga dy kompanitë nga vendet e tjera të rajonit që plotësonin kërkesat.
Dyshohet se po shqyrtohet edhe rregullsia e disa tenderëve të tjerë, përfshirë organizimin e konferencave në rajon, si dhe për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu spekulohet se dhënia e granteve është nën vëzhgimin e hetuesve të OLAF.
Të krijohet përshtypja se kompanitë, organizatat dhe konsulentët nga Shqipëria favorizohen në mënyrë të pajustifikueshme në shumë tendera”, tha për “Vijest” një burim diplomatik, i cili dëshiron të mbetet anonim për të komentuar hapur.
“Vijesti” mësoi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, e cila kryeson procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore që nga 1 korriku, se Sekretariati i KBR-së, që është organ ekzekutiv i KBR-së dhe SEECP-së, zyrtarisht ka konfirmuar gojarisht se javën e kaluar që hetuesit e OLAF ndodhen në ambientet e Sekretariatit.
Një nga burimet diplomatike tha se OLAF kontrollon dhe sekuestron dokumente, kompjuterë dhe telefona të punonjësve të Sekretariatit, duke përfshirë komunikimet e ndërsjella me e-mail.
OLAF nuk e ka konfirmuar apo mohuar ekzistencën e hetimit për “Vijest”, as nuk është përgjigjur në pyetjet për fazën e tij, cili ka qenë vendimi për rezultatet e hetimit nëse kanë bërë një të tillë dhe nëse e kanë përcjellë atë tek institucionet kompetente. Pyetjet se sa njerëz nga Sekretariati i KBR-së u dëgjuan gjatë hetimit dhe në çfarë cilësie, si dhe nëse ata informuan Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë (DG NEAR), e cila financon shumicën dërrmuese të aktiviteteve të KBR-së, nuk u përgjigjën.
“Pas përfundimit të hetimit, OLAF u rekomandon institucioneve dhe autoriteteve kombëtare se si të procedohet: kjo zakonisht përfshin fillimin e hetimeve penale, rimbursimet dhe masat e tjera disiplinore dhe administrative. Më pas ai monitoron se si zbatohen këto rekomandime”, thuhet në faqen e OLAF.
Bregu nuk iu përgjigj pyetjeve të “Vijesti” në lidhje me parregullsitë e pretenduara dhe hetimin, duke përfshirë nëse ajo dhe zëvendësja e saj Tanja Miščević kanë marrë pjesë në ndonjë mënyrë në procedurat e prokurimit publik nën hetim nga OLAF, nëse janë dëgjuar në hetim dhe në çfarë cilësie, dhe nëse ata e informuan DG NEAR për parregullsitë e supozuara dhe hetimin.
Në vend të kësaj, zyra e shtypit e KBR dërgoi një tekst ku thuhej se “Sekretariati i KBR… është një organizatë që krenohet me punën e saj, si dhe me transparencën dhe llogaridhënien për aktivitetet e saj, të cilat monitorohen nga afër dhe rregullisht, rishikohen dhe vlerësohen nga të gjithë anëtarët e Bordit”, të cilin Sekretariati “raporton në mënyrë të vazhdueshme”.
“Në punën tonë ne mbështetemi në… Statutin, rregullat dhe procedurat e vendosura, duke përfshirë kodin e sjelljes, por edhe në ndershmërinë, integritetin, besueshmërinë dhe faktet, të cilat jemi të sigurt që ju si gazetar i kuptoni dhe i vlerësoni më – fakte të verifikuara dhe burime të besueshme”, thuhet në tekstin e nënshkruar “Sekretariati i RCC”.
Gjithashtu thuhet se “QKB vlerëson shumë përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave dhe të gjitha procedurave të auditimit, administrative, të jashtme dhe të brendshme, të cilat kanë kaluar me rezultatet më të mira ndër vite”.
“Të gjitha sa më sipër shtojnë vlerë dhe njohuri, duke i dhënë RCC-së informacionin që i nevojitet për të bindur donatorët tanë, anëtarët dhe palët e tjera të interesuara se ne po drejtojmë një organizatë të mirë. Fokusi ynë në ditët në vijim janë përgatitjet për samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, rezultatet e të cilit Sekretariati i RCC po punon gjatë dhe fort, duke pasur parasysh përfitimet e prekshme për qytetarët e këtij rajoni”.
As Bregu dhe as “Sekretariati RCC” nuk iu përgjigjën kërkesës së “Vijest” për të siguruar dokumentacion për të gjitha tenderat dhe procedurat e prokurimit publik dhe kontratat e dhëna në pesë vitet e fundit.
DG NEAR nuk iu përgjigj pyetjeve të “Vijesti” në lidhje me parregullsitë e pretenduara dhe hetimin e OLAF në KBR deri në mbylljen e çështjes.
Bregu përgjegjëse për shpenzimin e parave
Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së është përgjegjës për shpenzimin e parave të kësaj organizate, e cila në masë të madhe financohet nga Bashkimi Evropian, përveç anëtarëve dhe donatorëve.
(Sekretari i Përgjithshëm) siguron dhe është përgjegjës për përdorimin e duhur të buxhetit të Sekretariatit në përputhje me procedurat e menaxhimit administrativ dhe financiar që rregullojnë buxhetin e Sekretariatit, duke përfshirë auditimin e pavarur, siç parashikohet në Manualin e Menaxhimit Financiar të miratuar nga Bordi i KBR-së, ” thuhet në statutin e RCC.
Mandati trevjeçar i Bregut ka përfunduar më 1 janar të këtij viti dhe ajo e mban këtë post deri në zgjedhjen e sekretares së re të përgjithshme.
Bregu është doktoreshë e shkencave sociologjike, ish-gazetare e televizionit shtetëror shqiptar, deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë për tre mandate, ministre për Integrimin Europian, koordinatore kombëtare për fondet IPA dhe zëdhënëse e dy qeverive të ish-kreut të PD-së Sali Berisha, sipas biografisë së saj në faqen e RCC.
Akuzat ndaj Bregut për afera korruptive
Majlinda Bregu është akuzuar për afera korruptive nga eksponentë të Partisë Socialiste para vitit 2013.
Taulant Balla, nëntor 2013: Bregu afera me punësimet
“Në raportin më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ai i prillit të 2013 ka mjaft gjetje, të cilat duhen adresuar me urgjencë, janë afro 80 milionë lekë që Ministria e Integrimit paguan për ata që janë larguar nga puna deri në prill të vitit 2013. Edhe me një transparencë për publikun të një fondi shumë kolosal prej 400 milionë lekësh për të lidhur kontratë me një kompani të huaj për lobim. Kjo kontratë prej 400 milionë lekësh, e propozuar nga Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe e miratuar nga kryeministri Sali Berisha duhet të jetë pjesë e një transparence të gjerë publike, për mënyrën e harxhimit të fondeve të taksapaguesve shqiptarë”.
Ermonela Felaj, tetor 2010: Bregu lidhje me mafien italiane
“Nëse familja e bosit të “Sacra Corona Unita” kishte përfshirë vetëm djalin e familjes, Angelo Prudentino, në bizneset në Shqipëri të kësaj organizate mafioze, nga familja Bregu është përfshirë në të njëjtin biznes me familjen Prudentino jo vetëm njëra prej motrave të ministres, Ornela Bregu, jo vetëm një kunat, Ervis Gjeçi, por edhe kunati tjetër, Gani Baku. Shtetasi Gani Baku është bashkëshorti i Rovena Bregut, motrës së vogël së Ministres së Integrimit. Aaksionet e Angelo Prudentinos, vetëm një ditë pas arrestimit të bosit të mafies, figurojnë t’i jenë shitur dy kunetërve të Majlinda Bregut, Ervis Gjeçi dhe Gani Baku. Së dyti, nga i gjithë transaksioni financiar i kryer mes kunetërve të Majlinda Bregut dhe familjes Prudentino, rezulton se familjarët e ministres së Integrimit janë përfshirë, as më shumë e as më pak, se në një proces të mirëfilltë pastrimi parash të mafies italiane”.
Ndërtimi i vilës në Kalanë e Petrelës
Në vitin 2013 pati një debat për ndërtimin e një vile private të familjes së politikanes Majlinda Bregu në muret e kalasë së Petrelës.
Skandali u denoncua nga Gjergj Frashëri, Artan Lame dhe Artan Shkreli. U mendua se perëndimi nga Kalaja e bukur e Prezës nuk do të prishej nga egoja për pasuri e pushtetarëve të radhës, por nuk ndodhi kështu.
Jo vetëm se shtëpia ngjitur me muret rrethuese të Kalasë është realizuar (në të vërtetë, të vetmet të mbijetuara), por bashkëshorti i politikanes së PD-së, ish-ministre e Integrimit, ka preferuar dhe ta “brendizojë”, si për t’ua treguar mirë shqiptarëve që aty shkojnë për vizitë: Kjo është Vila Ajazi!
Kështjella e Topiasve dhe vila e Namikut të Majlindës, në kohët moderne e në Shqipërinë që dëshiron të shkojë drejt Europës, duket se janë e njëjta gjë. Mesa duket, beteja për “integrim” e Majlindës, ka kaluar më parë në lejimin e ndërtimit të vilës së Namikut të saj.
/Shënim: Marrë nga “PRAPASKENA“, titulli në origjinal: “Majlinda Bregu bën kërdinë me tendera në Bosnje, e bija del nga makina 500 mijë euro me të dashurin, aktiviteti nga lidhja me mafien italiane te betonizimi i Kalasë së Petrelës”