Një video virale që tregon shtatë diej që shkëlqejnë në qiellin e qytetit kinez të Chengdu, ka tërhequr vëmendjen dhe imagjinatën e miliona njerëzve në mbarë botën. Imazhet, të shpërndara dhe të komentuara në rrjetet sociale, kanë ngjallur habi dhe madje disa teori konspirative. Por çfarë fshihet pas këtij fenomeni atmosferik?
Sipas Zeng Yang, nënkryetar i Shoqatës Sichuan për Astronominë Amatore, fenomeni është një iluzion i zakonshëm optik i shkaktuar nga përthyerja dhe reflektimi i dritës nga xhami i laminuar.
“Çdo shtresë shtesë xhami krijon një imazh tjetër virtual,” shpjegoi Zeng. “Ndonjëherë, edhe me të njëjtën pllakë xhami, numri i imazheve virtuale mund të ndryshojë në varësi të këndit të vëzhgimit.”