Pronari i rrjetit të hoteleve dhe restoranteve Regina dhe i agjencisë turistike Regina Travel, Vasil Bedinaj është filmuar duke goditur me grusht një qyetar pas një debati për hapësirat e plazhit në Vlorë.
Qytetari nuk dhunohet vetëm nga biznesmeni por edhe nga grupi me të cilin ai ishte i shoqëruar.
E gjithë ngjarja është filmuar nga një zonjë e cila dëgjohet duke thënë:
“Ja, ja, video. Bravo, bravo!”
Momenti kur biznesmeni godet me grusht qytetarin:
Vasil Bedinaj kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun e Shqiperisë “ATA” është pronarë i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”.
Në vitin 2016 Bedinaj ishte shënjestra e një atentati të dështuar me eksploziv në zonën e ‘Liqenit të Thatë; në Tiranë.
Ndërsa në zgjedhjet lokale 2023 Bedinaj kandidoi si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës.