Pas 12 vitesh Klubi i Futbollit Kukësi nuk do të jetë më financimin e familjes Gjici.
Deri më tani është raportuar për një shitje të aksioneve në masën 100%, por “Report TV” mëson se klubi i është “dhuruar” për një periudhë të pacaktuar një biznesmeni, profili i të cilit do mësohet zyrtarisht të shtunën kur Kukësi të mbajë një konferencë të posaçme për shtyp.
Sipas burimeve mësohet se administratori i ri do jetë biznesmeni Atilio Guranjaku dhe jo një lituanez siç është thënë më herët. Kushti për përdorimin e klubit është që të mos e shesë, pasi familja Gjici në një të ardhme jo të largët kërkon të rikthehet si zotëruese e FK Kukësit.
Nën udhëheqjen e Gjicit verilindorët patën edhe periudhën më të suksesshme në historinë e tyre. Në 12 vite Kukësi arriti të fitonte 4 trofe, Superligën në sezonin 2016-2017, Superkupën e Shqipërisë në sezonin 2015-2016 dhe dy herë Kupën e Shqipërisë në sezonet 2015-2016 dhe 2018-2019.