Këtë të martë është mbajtur seanca e parë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Me shumicë votash, u zgjodh sekretare deputetja e PS, Antoneta Dhima. Ndërkohë nuk kanë munguar as debatet, mes kryetaret të komisionit, Jorida Tabaku dhe nënkryetares Ermonela Felaj.
Kjo e fundit, kërkoi që të gjithë së bashku të ndjekin nga afër inceneratorët dhe të shikojnë se si zhvillohet puna me to. Ndërsa nga krahu tjetër, kryetarja Tabaku, nënvizoi se nuk ka si qëllim që komisioni të kthehet në zyrë propagande për këtë industri.
Ermonela Felaj: Duhet të kuptojmë pse iu futëm strategjisë së landfillëve dhe inceneratorëve. Landfillet janë shfaqur më herët në kohë. Nëse duhet të kuptojmë se ça ndodh në Shqipëri duhet të shkojmë edhe në vendin ku këto inceniraotre janë ngritur dhe të shohim se çfarë ndodh aty. Nëse duam që kjo funksionon të funksionojë, nuk duhet të pengojmë njëri-tjetrin, duke i qëndruar objektit të veprimtarisë.
Jorida Tabaku: Kemi bërë kërkesë për ngritjen e këtij komisioni. Jemi të gatshëm të shohim edhe elementët që ne shohim dhe gjykojmë, por ta harrojmë që ky komision do të kthehet në zyrë propagande. Nuk do të jemi zyrë PR për këtë tematikë.
Ermonela Felaj: Nuk është nevoja që ju moralin tuaj të punës të na impononi ne. Të gjithë duhet të përshtatemi sipas kodit të etikës që ka ky parlament. Ne do të shohim ininiratorin e Elbasanit, e Durrësit. Porto Romano është mbyllur dhe ne do e shohim, edhe atë të Tiranës dhe të Fierit do e shohim çfarë ndodh. Ju nuk mund të thoni se nuk ka përfunduar puna, kur procedurat janë kryer. Puna e këtij komisioni kjo është. Fjalën e mora sepse më takonte.
Jorida Tabaku: Një sekondë, e morët fjalën për replikë, ju lutem.