Egnatia dhe Partizani u eliminuan mbrëmjen e djeshme nga turi i dytë i Conference League, duke mbyllur kështu aventurën e tyre në këtë turne. Gjithashtu edhe Vllaznia dhe Tirana nuk ia dolën, pasi u eliminuan që në fazën e parë të Conference League.
Një “dështim” mund ta konsiderojmë për ekipet e elitës këtë sezon në Europë, pasi nuk ia dolën që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kompeticionet europiane. Por pavarësisht se mbyllën aventurën e tyre, sërish 4 ekipet nuk largohen “duar bosh”.
UEFA shpërndan premio për ekipet pjesëmarrëve dhe për turet që kalojnë në Europë. Kështu Egnatia është ekipi që mbush “arkat”. Rrogozhinasit kanë fituar plot 960 mijë euro, ndërsa Partizani koleksionon 700 mijë euro.
Ndërkohë Vllaznia dhe Tirana kanë fituar njëjtë, nga 325 mijë euro. Kjo e bën më pak të “dhimbshme’ eliminimin e tyre nga kompeticionet europiane.