Aristidi Kolaj është dëshira e radhës tek Egnatia. 25-vjeçari ka luajtur më parë për Shpresat e Shqipërisë, ndërsa gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka lëvizur nga Italia.
Po ashtu mbahet mend që Sassuolo zotëronte kartonin e tij. Në verën e vitit 2021 largohej për 100 mijë euro te Alessandria.
Kolaj luan në krahun e djathtë të sulmit dhe prej 2 vitesh jep kontributin e tij te Pescara. Ka kontratë të vlefshme dhe për 1 vit, ndërsa mbetet për t’u parë si do arrijnë palët te zgjidhja e saj.
Kujtojmë se Egnatia luan sot në orën 20:00 sfidën vendimtare për Conference League. Ndeshja e parë kundër Vikingur Rejkjavik është fituar 0-1, ndërsa kualifikimi do vendoset në “Loro Boriçi”.