ZYRTARE/ Një sulmues nga Seria C për Egnatian, prezantohet shqiptari që shënoi 37 gola me Novarën

Sulmuesi shqiptar nga Miloti, Dardan Vuthaj, i magjepsi të gjithë në sezonin 2021-2022, teksa realizoi plot 37 gola në 41 ndeshje me fanellën e Novarës në Serinë D, duke bërë bujë të madhe në Itali, ndërkohë që së fundmi ka vendosur të vijojë karrierën në Shqipëri, duke u prezantuar te kampionët e Egnatias.

Kjo nuk është eksperienca e parë e Vuthajt në futbollin shqiptar, pasi në sezonin 2015-2016 ka qenë pjesë e Laçit. Sulmuesi 28-vjeçar ka provuar të luajë edhe në Serinë C italiane ku ka shënuar edhe 15 gola. Ndërkohë me fanellën e Laçit ai është aktivizuar gjithsej 8 ndeshje, 4 në Kupë dhe 4 në kampionat.

Vuthaj është prezantuar sot nga presidenti Demrozi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Tetova. Së fundmi suluesi ishte pjesë e Cerignolas në Serinë C.

NJOFTIMI I KF EGNATIA

Klubi ka kënaqesin të njoftoj se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka hypur një “luftëtar” i ri. Dardan Vuthaj ka firmosur për dy sezone duke nisur kështu një udhëtim të gjatë me ne.

Presidenti Agim Demrozi i ka uruar mirë se ardhjen sulmuesit i cili vjen pas aventurave me disa skudra të njohura në Itali.