Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës bashke me një hetuese të BKH, aktualisht studente në Magjistraturë. Hetimet e SPAK cojne ne pranga prokurorin, Aurel Zarka i cili vetëm pak javë me pare kaloi vettingun.
Bashkë me Zarkën kanë rënë në pranga Eriona Dautaj, magjistrate ne Shkolle te Magjstratures, ish oficere policise gjyqsore ne Prokurorine e Krimeve te renda dhe Hetuese ne BKH, aktualisht magjistrate.
Janë arrestuar edhe 2 shtetas të tjerë, Astrit Vladi dhe Radovan Cela, avokat.
Një muaj më parë KPK konstatoi për Zarkën vetëm një pamundësi në shumën 150 mijë lekë në një vit për pagesën e çmimit të një apartamenti, gjetje për të cilën ai kërkoi të konsiderohet në frymën e parimit të proporcionalitetit. Zarka rezultoi me bilanc të përgjithshëm pozitiv, si dhe nuk u evidentuan probleme për figurën dhe profesionalizmin.