Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria. Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan, është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Sakaq, mësohet se 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.