Një banese dy katëshe u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Njësinë Administrative Kthellë të Mirditës.
Nga burime bëhet me dije se shkak i zjarrit në banesë është bërë bombola e gazit. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse duke ndërhyrë në kohë për shuarjen e flakëve dhe përhapjen e mëtejshme në katin e dytë të banesës.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.