Aksident/ Makina përplas këmbësorin, 54-vjeçari rëndë në spital

 

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, shtetasin me inicialet A.D., 54 vjec, e për pasojë ky i fundit është plagosur rëndë, ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në reanimacion.

Drejtuesi i mjetit sipas policisë është shoqëruar në komisariat ndërkohë që po punohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.