Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me “21 janarin” kur SPAK ka regjistruar sot procedimin.
Basha u shpreh se është në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen e plotë të çështjes.
“Të hetojë gjithçka, plotësisht në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite dhe ky është mesazhi im, mbetet në dispozicion në çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë për 21 Janarin”, tha ai.
Ndërkohë i pyetur nëse Ministri i Brendshëm ka dhënë urdhër që qytetarët të qëllohet, Basha ka mohuar që një gjë e tillë të jetë e vërtetë.
Pyetja: A keni dhënë urdhër për të qëlluar në 21 janar dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve?
Pyetja: Cili është roli i ish-kryeministrit?
Basha: Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet!