Një 41-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e komisariatit të Kavajës. Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit, S.Y., 41 vjeç, rezulton banues në Poloni dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Teksa shtetasi polak ka rënë në pranga, materialet kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimor.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin S. Y., 41 vjeç, banues në Poloni, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.