Abuzimet me fondet e BE, GJKKO lë në burg ish ministrin Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajn

Ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC.

Sipas informacioneve seanca është mbyllur teksa nuk janë ndryshuar masat e sigurisë, përveç Alfred Nikollës.

Ndonse më herët ish-ministri ka kërkuar që të lirohet me garanci pasurore, 5 milionë lekë.

Gjykata refuzon garancitë pasurore të tyre dhe ka lënë sërish në qeli Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, ndërkohë masat e tjera janë të pandryshuara.

Vetëm Alfred Nikollit iu lehtësua masa nga arrest në burg në arrest shtëpie.