Në çerekfinalen e mbrëmshme të Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë kishte polemika se gjyqtari Anthony Taylor nuk akordoi penallti për kombëtaren gjermane.
Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella e preku topin me dorë brenda 16-metërshit pas një goditje të Jamal Musialas, por që referi Taylor nuk e ndali lojën për prekje të topit me dorë, raporton KosovaPress.
Kështu, Taylor ia mohoi Gjermanisë mbrëmë një penallti. Tani, UEFA ka reaguar sa i përket rastit në fjalë duke e cilësuar vendimin e Taylor si “të saktë”.
UEFA ka deklaruar se vendimi i Anthony Taylor për të mos akorduar penallti për këtë incident është i saktë sepse “dora e Cucurellas nuk ishte në një pozicion jonatyral në momentin që u godit nga topi”.