GJKKO ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për Laert Haxhiun, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Greqia nën masa të rrepta sigurie.
Ndaj Laert Haxhiut, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, rëndojnë disa akuza.
“I pandehuri Laert Haxhiu, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal”, njofton GJKKO.
VENDIMI I GJKKO
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë07.2024 Nr. Regj.Them. 72, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin nr. 106, datë 25.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, vazhduar me vendimin nr. 86, dt. 02.08.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj: të pandehurit Laert Haxhiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 22, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 22 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim në veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 274, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/l i Kodit Penal.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Atalanta Zeqiraj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr.72, datë 07.07.2024, vendosi:
3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj të pandehurit Laert Haxhiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 22, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 22 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim në veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 274, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/l i Kodit Penal.
4. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që i pandehuri Laert Haxhiu, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
5. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.
Masakra e Lushnjës dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë
Laert Haxhiu u dënua nga Gjykata e Apelit më 24 prill 2024, si autor i masakrës së Lushnjës ku humbën jetën dy të rinjtë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si edhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.
Shënjestra e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.
Gjithashtu grupi i Laert Haxhiut dyshohen se janë autorë të ekzekutimit të Alban Semakut në Peqin, si edhe autorë të disa ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje të ndodhura në periudhën kohore 2021-2023 në disa qytete të ndryshme te vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnje, Tepelenë, Korçë dhe Durrës.
Zbardhja e vrasjeve
Kujtojmë se Laert Haxhiu akuzohet për 6 vrasje (4 në Shqipëri dhe 2 në Greqi) dhe është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.
Krimet e Haxhisë dhe të bandës së tij u zbuluan nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani, i cili u arrestua pas grabitjes me armë në zonën e Astirit, në Tiranë.
Në mesin e personave të pikasur nga Laert Haxhiu ishte dhe prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila ka në dorë çështjen e tij.
I penduari i drejtësisë ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK, Doloreza Musabelli.
Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi dhe avokatin Adriatik Doga.
“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.
I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani./BW