Duket se socialistët kanë kyçur gojën të pyetur nga gazetarët në lidhje me arrestimin e ish ministrit Ilir Beqaj me urdhër të SPAK.
Toni Gogu: jemi në Kuvend, ne bëjmë ligje. Komentet për arrestimet shkoni në organet ligjzbatuese.
Ulsi Manja: Nuk pyeten politikanët për çështjet e drejtësisë
Deputetët Anila Denaj dhe Pandeli Majko nuk kanë dhënë asnjë koment.
“Të degjojmë drejtësinë. Kur flet drejtësia, heshtin të tjerët”, ishte i vetmi koment nga ana e Nasip Naços.
Edona Bilali, Elisa Spiropali, Blerina gjylameti thone se nuk kane asnje koment.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj. Ai tha se duhet të njihet me fakte, që më pas të japë komente.
“Kam parë vetëm këto lajmet e para që kanë dalë. Duhet të kemi informacion më tepër. Video me pranga në duar nuk përbën argument për këtë gjë. Duhet të shoh një informacion më të zgjeruar për të kuptuar se çfarë ndodh. A mund ta mbaroj? Përtej kësaj, patjetër që reforma në drejtësi për kë u bë? Për të vënë para drejtësisë abuzuesit. Duhet të përballen me akuza të gjithë. Ende nuk ka përgjegjës për Gërdecin, ku janë vrarë njerëz dhe janë vjedhur lekë. PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale, po e mban pa më të voglin diskutim. Gjithsecili do të marrë koston. PS i është nënshtruar një vetëpastrimi. Peshorja ka humbur ekuilibrin përsa kohë që në këtë vend merren jetë njerëzisht dhe nuk merrem masa. Përkundrazi janë në sallën e Kuvendit. Drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mbajë përgjegjës, duke nisur nga jeta e njerëzve. Jeta e njerëzve duhet të merret nga askush. Këtu është marrë jeta nga pushteti dhe nuk është marrë përgjegjësi nga askush.”, tha ai.