U arrestua nga SPAK/ Gazetarja zbulon sa vite burg rrezikon ish-ministri Ilir Beqaj…!

Pas më shumë se 1 viti hetimesh, SPAK ka arrestuar ish-ministrin Ilir Beqajn i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ në përfitimin e fondeve të BE.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar sa vite burg mund të rrezikojë Ilir Beqaj. Gazetarja tregon edhe çmimin e lartë nga disa faturat e restorantit ‘Gzona’, që variojnë nga 15 mijë euro deri në 125 mijë euro, ndërsa përmend edhe automjetin që ish-ministri deklaroi se nuk është e tij.

“Duhet të themi që brenda dy ditëve Beqaj do paraqitet për verifikim kushtesh, bashkë me personat e tjerë. Hetimi i SPAK bazohet në fatura dhe përgjime.Nëse do të qëndrojnë këto vepra penale, Ilir Beqaj rrezikon 4 vite burgim. SPAK konsideron si fshehje pasurie edhe një automjet, që ishte në emër të të besuarit e tij, por SPAK ka parë edhe mediat ku Ilir Beqaj paraqitej në SPAK dhe një polic i vendosi gjobë këtij automjeti. SPAK konsideron që ka provat e mjaftueshme që edhe automjeti ishte në pronësi të Ilir Beqajt, por që e ka fshehur këtë fakt”, tha Anila Hoxha.