E rëndë/ 60-vjeçari bie nga lartësia e banesës dhe ndërron jet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Rreth orëve të pasdites, 60-vjeçari B. Sh., ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 

Nuk dihet, nëse 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur, megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.