Njërin vëlla e vrau, tjetrin e plagosi, rrëfehet 24-vjeçari: Më ngacmonin motrën, i jepnin alkool dhe drogë

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 24-vjeçarin, Ardit Hida, i cili akuzohet se vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin. Trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest me burg” për të riun.

Siç mëson gazetari Aldo Kozarja, Hida ka thënë në sallën e gjyqit se i ka goditur vëllezërit me thikë, pasi i ngacmonin motrën 14-vjeçare.

“I jepnin alkol dhe lëndënarkotike. Në momentin që i takova më ofenfuan rëndë, u kërkova të mos kishin kontankte me motrën time,” ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e së premtes së kaluar që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta.

Hida qëlloi me thikë në drejtim të vëllezërve Kovaçi duke lënë të vdekur Florenc Kovaçin, ndërkohë që i plagosur mbeti vëllai i tij Mikel Kovaçi.