Kristian Boçi ka reaguar për herë në parë në rrjete sociale pasi iu sekuestruan 50 milionë euro pasuri së bashku me 6 persona të tjerë. Zoti nuk na sjell rastesisht një komb.
Për 47 vite i kam dhene më të mirën time, kam ndarë edhe kafshatën e fundit me atë qe s’ka.
Kurre si kam hyre vendit tim në hak as për vjedhje e as për tendera e as me krime as me poste as dhe me nje looje gjëjë që cënon ligjin e vendit tim
E dua Zotin dhe ai më thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj unë ty
Zoti e bekoftë vendin time dhe për sa të jetoj do bëj vec mirë.
Pasuritë e sekuestruara të Kristian Boçit sipas Prokurorisë së Tiranës:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 lekë;
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 euro;
– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 euro); dhe
– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 euro.