Fernando Medeiros nuk do të jetë pjesë e Egantias për sezonin e ardhshëm. Lajmi ka ardhur nga vetë braziliani, që ka pohuar se nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin kampion të Shqipërisë.
Fernando ishte padyshim një prej elementëve më të spikatur tek skuadra e teknikut Edlir Tetova. Tashmë klubi nga Rrogozhina, do duhet të futet në merkato për të gjetur sa më parë zëvendësuesin e brazilianit.
Kampionët deri tani kanë afruar vetëm Regi Lushkjan për mesfushën. Ky i fundit ishte pjesë e Tiranës përgjatë edicionit të fundit futbollistik.