Qeveria Rama ka miratuar ditën e sotme rritjen e pagave. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Finacave, Ervin Mete i cili tha se përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të Administratës Shtetërore.
Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë të reja, ose e thënë ndryshe mbi 1 milionë Lekë të vjetra.
“Rriten pagat duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete.
Nga rritja pagave do të përfitojnë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi), si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.