Masë sigurie për Erion Veliajn? Vjen reagimi urgjent nga SPAK-u: Ja e vërteta…

SPAK ka reaguar me urgjencë lidhur me publikimin e një lajmi “të pavërtetë” mbrëmjen e djeshme ku disa media spekuluan duke shkruar se janë bërë disa arrestime në bashkinë e Tiranës, madje është vendosur edhe masë sigurie për kryebashkiakun Erion Veliajn.

Gjatë një reagimi për mediat, Prokuroria e Posaçme sqaron se nuk ka ndodhur ndonjë operacion gjatë natës së djeshme, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Njoftimi nga SPAK: “Më lejoni t’ju informoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat: SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë. Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni