Si e nxorën mjekët e onkologjikut aparaturën e Kobalto Terapisë për të sëmurët me kancer jashtë funksionit, Prokuroria zbërthen skemën

Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT.

Ky vendim është bërë me kërkesë edhe të prokurorisë së Tiranës. Prokurori ka zbërthyer skemën abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi. Mësohet se mjekët nxorën aparaturën e Kobalto Terapisë jashtë shërbimit.

Balkan web ka zbardhur emrat e 7 mjekëve nën hetim.
Bëhet fjalë për shtetasit:

– Edmond Gashi, mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT

– Emiljano Lela, Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT
– Alketa Ymeri(Pere), mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT
– Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshe ne QSUNT
– Halil Gashi
– lorian Marku