“Kemi bërë disa gabime, por kjo eksperiencë të rrit”, Gjimshiti pas ndeshjes: Meritonim më shumë, falenderoj tifozët

Spanja fitoi minimalisht 1-0 ndaj Shqipërisë. Me këtë fitore Spanja e mbylli grupin me pike të plota, ndërsa kombëtarja jonë e përdundoi aventurën në vendin e 4-të, me vetëm 1 pikë. Në përfundim të sfidës, lideri I mbrojtjes edhe në këtë sfidë, Berat Gjimshiti, analizoi sfidën ndaj Spanjës.

“Janë shumë gjëra, nuk di ku ta filloj. E filloj nga ekipi dhe stafi. Jam i lumtur përsa i përket performancës në fushë, jo për ndeshjen e parë sepse emocione. Me kroatët meritonim fitore, dhe sot barazim ishim në lojë. Falenderoj gjithë tifozët që na kanë përkrah kaq shumë. Gjëja më e rëndësishme të shihnim përpara. Kemi bërë disa gabime, po kjo është eksperiencë që të rrit. Kemi shumë për herë të parë në Europian siç jam dhe unë”, u shpreh Gjimshiti.