VIDEO/ Më i miri me klubin e tij, UZUNIT nuk “i shkrep” me Kombëtaren, 4 rastet që ndikuan Kupën e Botës

Shqipëria e futbollit humbi dje 5-0 me Anglinë në Wembley. Sfida e parafundit për kualifikueset e Kupës së Botës ishte e dobët nga tanët, që hodhën poshtë gjithë paraqitjet e mira të këtyre kualifikueseve.

Paraqitje jo e mirë edhe për Uzunin, me sulmuesin nga Berati që “fali” Tre Luanët në minutën e 14 të sfidës. Me rezultatin 1-0 në disfavor, Uzuni u gjend vetëm përballë Pickford pas një gafe të Walker.

Sulmuesit të Ferencvaros “iu lidhën këmbët” në Wembley, duke e goditur keq topin që u ndal nga portieri i Anglisë. Me shansin në këmbë, Myrto kishte fatet e ndeshjes pasi takimi mund të kishte marrë tjetër rrjedhë.

Me 100 gola në karrierë në moshën 26 vjeçare, Uzuni është ndër lojtarët më të mirë të Ferencvaros, teksa e ka ndjekur “tersi” me Kombëtaren.

Në një muaj, Uzuni ka qenë protagonist në katër raste të pastra shënimi. Gjithçka nis në transfertë me Hungarinë, aty ku shqiptari kishte tre shanse të mira në minutat 43 (pozicion jashtë loje), 58 dhe 65.

https://twitter.com/i/status/1446929163898822656

Me Poloninë në Air Albania, një hutim dhe mos pasim te Manaj mund të kishte sjellë golin për tanët, teksa “vula” ishte mbrëmë me Anglinë.